MASKAT
Fytyrë përmbi fytyrë
Kohë e vranët gjithnjë e nxirë
Që veç shkrepëtin e derdh rrebeshe
Njerëzish maskash përbindëshe
Se rolet ndërruan në aktorë
Ku skenat statike
Veç maskat pozojnë
Fiks si në kohët më të lashta
Kësi demonësh mbanin maska
Eh kohë që mbarsen përmbi udhë
Kohë zeheresh maskash ndër hundë
Pjellin maska e demonë ne brirë
Truk i vjetër aktorësh elitē
Në njërën dorë fytyra
E në tjetrën maska
Kohë epidemish,
aktrimesh me shumë akte
Veç nje pyetje kam
Në cilën kohë kanë rënë maskat?