FSHATI NËN DIMËR
Fryn murlan acarë gryk- Drinit!
E zogjt nuk di nga kan shtegtu,
Majat zbardhë e pemët brymit
M’pirë e ngrirë, janë brishtësu!
Në pyje- tej, nget derrë i egër!
E n’zgavra lisash, ketrat futur,
N’tuma ferrash shoh një lepur
I ftohti dimër, kafshët t’kurrur!
Ogjaqet, vjellin tym pareshtur!
Bri vatrës ndezur zien kuvendi,
Diku në mal një stan i heshtur
Zbrazur, bosh si fshati- vendi!
Me shpresë po presin padurim
Ta ndiejnë diku, zërn’ e bilbilit;
Ngre merlë murlani lumit Drin!
E çiftja bam! kërcet mes pyllit!