Sunday, August 10, 2025
BallinaVitrina e libritFatime Kalimashi-JANARI I DHIMBJEVE

Fatime Kalimashi-JANARI I DHIMBJEVE

JANARI I DHIMBJEVE

Edhe këtë vit
mes lotësh të pathara
janari i dhimbjeve të shpirtit
plagëve të shkrumbuara të zemrës
përsëri trokiti me afsh


Buzëqeshja u shua
e në sytë e nënave
riga shiu lëshojnë vesë
nusërisë
iu shkel zambaku
e në arat e gjyshit
mugulluan filizat


Janari i skuqur
i përtërin pikat e qiellit
e pas shiut
rrathët e ylberit shkëlqejnë


Lulëkuqe çdo pëllëmbë
lëndinat varre plot
kaltërsisë fluturojnë pëllumbat
kështu atdheut i dilet zot.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT