Sunday, August 3, 2025
BallinaVitrina e libritGina Xhaferaj Kapaj-Ah, vitet e rinisë!

Gina Xhaferaj Kapaj-Ah, vitet e rinisë!

Ah, vitet e rinisë!

Këtë ditë shkurti mendimi më dërgon deri larg
Oh si për çudi sytë e mi u errësuan.
S’fola dot me asnjë njeri në atë çast
Ishte ai muaj që solli bekimin e ëndërruar


E u bëra si flutur në këtë agim të ri
Ato kohë i kujtoj me dhimbje shpesh herë
Kur je I ri mëndja është axhami
trëndafilin me gonxhe të bëhet si ferrë.


Gjembat e rinisë nuk të shponin shumë
E aspak nuk të dhëmbnin aq shumë në trup.
Tani çdo gjë të duket si ferë a si plumb
E të duket se çdo gjë me shpejtësi e humb.


Një lule vjollce të bukur të asaj kohe kërkova
Se ajo bregore pret e përcjell vetëm rini
E dielli që në mëngjes nxjerr rrezet e ngrohta
E hëna atje të sheh në fshehtësi.


Ohh sa u mërzita për trokitjet e largëta
Ku jeni bregore ku ngjtesha dhjetëra herë.
Kurrë s’ndjeja lodhje deri sa vinte nata
E zemra s’më rrihte si orë e prishur në tryezë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT