Saturday, August 2, 2025
BallinaVitrina e libritSylejman Pireva-IKU AJO KOHË

Sylejman Pireva-IKU AJO KOHË

IKU AJO KOHË

Hëm!
Iku ajo kohë
(Mos u ktheftë më kurrë!)
Të tjerët puno
Lavdinë dikush tjetër…


Oho!
Deri në agim
Gotat varg e vijë
Shurra-shurrën s’ua pret
Kritikat me vagon.


Ëhë!
T’i lini më përrallat
T’i pështyni mirë duart
T’i bëni llogaritë
Sa larg fundi i muajit…


Çfarë!
Kurrkush s’e ha më
Lypset djersën sa grushti
T’i bësh dy orë gjumë
Të thuash jam rehat.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT