Bisedoj me foton time
Ndryshimi mbetet një vazhdimsi!
Para 20 vjetëve,
isha ky që shihni në fotografi.
46 vjeçari me pesë fëmijë.
Sot jam 66 vjeçari,
me dy nipa dhe një mbesë.
Të bëhem stërgjysh kam shpresë.
Nëse pasurin e botës ke në duar,
Po nuk pate njerëz, që të duan,
Nuk ke arsye për të jetuar.
Shtëpinë dhe zemrën e kam plot.
Falenderoj të madhin Zot.
Kur brohoret prej suksesit
Futesh në çmendurinë e stresit.
Nuk brohoras si
shkrimtar dhe poet.
Brohoras për mjaltin e mjaltit,
Që më jep gëzim dhe shëndet
.
Ëndërrimtari dhe gënjeshtari,
Dihet që nuk janë njëlloj….
Kanë këndvështrime të ndryshme për jetën!
Gënjeshtari mohon të vërteten e të tjerëve
.
Ëndërrimtari mohon të vërtetën e vetvetes.
Duhet të kesh kujdes i them Dedës!
Kjo foto tregon fytyrën
Dhe jo shpirtin që kishe
Shpirti ishte dhe mbetet i ri.
Kur bëhesh gjysh kthehesh në fëmij,
e kupton të vërteten
Njeriu ka lindur për të jetuar
Dhe jo të pregaditet për jetën
.
Ju që kërkoni suksesin në çdo mënyrë
Suksesi ju “pështyn” në fytyrë…..
Mos me thuaj, pse dhe qysh?
Nuk ka sukses më të madh
Se sa të bëhesh gjysh.