Mikja ime
Mike shume ,gjithkund kam
Me te mira se une jane
Mjaft te bukura e me lezet
Gjithsecila…n’pune te vet.
Jane punetore,as ziliqare
Nuk ankohen dhe t’kene halle
Ca jane brune,ca biondina
Shkurt,me i ra jane te dlira.
Dicka e vogel,sikur s’shkon
Jeten nuk e bajme njesoj
Dikush ne pune,e dikush n’shpi
Ketu kem’ pak xhelozi.
Ciles gjumi i del ngadale
Me fat ka lind…i qofsha fale
E merr diten qete e qete
Mir’ ja ban…s’kem njemije vjet-e.
Ma t’vecantat i kam sekret
Pa ato,nuk eshte e lehte
Me ndihmojne,me hap syte
Ky avaz,dite per dite.
Eshte zilja e sahatit
Eshte “armiku” i sabahut(mengjesit)
Kush ka nis rrugn’ e pleqnise
I jan shtue …veshtirsite.
Une raciste ,nuk jam fare
At’ ma t’miren me ngjyre e kam
Origjinen…brasiliane
Kafja…mike ne filxhan.
Miket e mija shume i due
Me merr malli me i takue
Ma besniket e shoqnise
Kam mikeshat e shtepise.