Tuesday, August 5, 2025
BallinaSportReal dërrmon Liverpoolin, Napoli më i mirë se Eintracht

Real dërrmon Liverpoolin, Napoli më i mirë se Eintracht

Real Madridi ka dëshmuar fuqinë e kampionit në fuqi, duke e tronditur me rezultat 5:2 Liverpolin në stadiumin “Anfield”, në ndeshjen e parë të tetës së finales së Champions League. 

Fillimisht dukej se Liverpooli do të shemb Realin, pasi që avancuan me rezultat 2:0 por ndodhi përmbysja spektakolare.

Në minutën e 4-të, Darwin Nunez ka shënuar me mjeshtri duke iu falënderuar asistimit të Salahut.

Salah në minutën e 12-të, mashtron tërë mbrojtjen por gjuajtja e tij shkoi jashtë shtyllës së majtë të Realit.

Në minutën e 14-të, Mohamed Salah shton epërsinë duke iu falënderuar gabimit trashanik të portierit Courtois, të cilit ia rrëmbeu topin nga këmba. 

Vinicius Junior tregoi klasin e tij në minutën e 21-të, duke shënuar me mjeshtri falë asistimit të Karim Benzemës.

Në minutën e 31-të, Vinicius Junior (Real Madrid) fiton vetëm hapësirën e mjaftueshme për të goditur dhe gjuan furishëm drejt këndit të poshtëm të majtë megjithatë portieri Alisson bën një pritje fenomenale. 

Portieri Alisson figura tragjike në minutën e 36-të, goditja e tij qëllon në trup Vinicius Junior dhe futet në rrjetë, 2:2.

Pjesa e dytë në shenjë të Karim Benzemës. 

Në minutën e 47-tëm Modriç ka harkuar për bukuri, ndërsa Eder Militao ka shënuar me kokë për 2:3. 

Në minutë/n e 56-të, Karim Benzema godet ndërsa devijohet nga Gomez duke shënuar për 2:4.

Karim Benzema me dinakërinë e tij kaloi portierin Alisson duke shënuar për 2:5 në minutën e 67-të. 

Napoli me Amir Rrahmanin treguan forcën në Frankfurt, duke fituar me rezultat 2:0 ndaj Eintrachtit.

Skuadra gjermane nuk u tregua rival i denjë për italianët.

Futbollisti Kvaratskhelia në minutën e 36-të humbi rastin më të mirë për Napolin, duke dështuar nga penalltia.

Në minutën e 40-të, Osimhen shënoi për Napolin.

Për Eintracht gjërat u vështirësuan nga minuta e 58-të, Kolo Muani, u përjashtua direkt me karton të kuq dhe mbeten me një lojtar me pak.

Në minutën e 65-të, Di Lorenzo thellon fitoren 0:2 të Napolit.

Rrahmani u paraqit titullar duke dëshmuar lojë të madhe.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT