Saturday, December 27, 2025
BallinaVitrina e libritRifat Ismaili-PO KU TË SHKOJ KËTË DIMËR PA TY?

Rifat Ismaili-PO KU TË SHKOJ KËTË DIMËR PA TY?

PO KU TË SHKOJ KËTË DIMËR PA TY?

Ç’po ndodh me ty këtë mbrëmje,
Ndërsa bëhesh gati për udhëtim?
Në fund kujtohesh edhe për librin
Ku për ty shkrova një kujtim

.
Po unë ku të shkoj këtë dimër
Kush do më japë një përqafim?
Mes reve të zeza jam mërzitur
Veç për një puthje dhe ëndërrim.


Ti shkon pa mua ndër gëzime
Ndërsa rri duke të të kujtuar.
Dërgomë një engjëll përmbi sy
Kur jeta ime të ketë perënduar.


Dhe mos kujto se do të vdes
Do jetë veç një trill i bukur.
Ti do të patinosh përmbi vesë
Jetë do më japësh me një puthje.


Do bjerë dita të flerë mes nesh
Veç për yjet do ëndërrojmë.
Edhe pylli këngën do heshtë
Të fëshfërijmë ne gjer vonë.


Po iki, natyrisht, larg teje
Po marr pas meje veç erën
Mbi ty po lë gjithë gëzimet
Po lë të blerojë për ne pranverën.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT