Saturday, December 27, 2025
BallinaVitrina e libritTeuta Beqari Osmani-Kapa gjarprin!Vazhdimi…

Teuta Beqari Osmani-Kapa gjarprin!Vazhdimi…

E pra, unë e njoh gjarprin, dhe në dorë e mbaj si të ish një dekor, a si një gjerdan, apo brelok, apo tespie. Apo si një lojë, që më kujton lojën me gishta duke e përdredhur dhe duke e lidhur nëpër gishtlërinjtë e mia dhe me një marifet, sërrish e zhdërdhis.

E pra, unë e ndjej në prekje gjarprin, ka një ngacmim ndjesie, një ftohtlësi, një rrëshqitje si të ish zinxhir.

Gjarpri, gjarpri që ka marr shumë epitete, shumë emërime, shumë etiketa, shumë reklamime, nga Star, Elitë, në Princesh, në Zonjë, me çmimin “Nobël” , ku përdoret dhe si metaforë e romancierëve, e autorëve botërorë, me famë e grada , e me Nobël, po njësoj.

Gjarpri, që i shërben mjekësisë, në medikamente, në dhimbje, në deprssione, në tru, e në nerva.

Gjarpri, simbol farmaceutike, simbol i shpëtimit dhe i shpjfjeve, tek kundron mes shpresave, mes dëshirave, mes lajkave, mes fjalëve dhe intrigave.

Gjarpri që përveç vetvetes që njollos lëkurën, dinjitetin, kulturën, origjinën, realitetin, njollos dhe rreth vetes gjithçka të gjallë, e e kthen në të sajën, në pronë, në pasuri të patundshme, në jetë-vdekje, ligjore.

Gjarpri, që nuk lë vënd të mos shkeli, e të mos njihet, sado e fshehur dhe e frikshme hiqet, e duket, e vërtetohet.

Gjarpri, që nuk lë asnjë zog me krahë shprese të fluturojë, e të qëndrojë mbi tokën e dheshme.

Gjarpri, që nëpërmjet lëvdatave bëhet e zhbëhet, dhe humbet gjurmët e saja, si një lajkatare tinzare, e (pa)dëshirueshme në mes krahëve të shpatarëve …. E që kthehet më e mprehtë se shpata me dy mprehëse nga të dyja anët, fal gjuhës thumbuese me dy anë.(me dy koka, me dy thumba).

Ehhh, gjarpri, që lëvdohet nga të tjerë njerëz të llojit të vet, e ngrihet, e kërcen si në tasin e vet, tek lëviz këmbët e duart nën trupin e vet, e me gjuhë veç gjuan si të jetë një mbretëri në vend.

Gjarpri, që gjithkush zë e bërtetë , kur e sheh e e drridhet, e tnerrohet njësoj si të shkoi në ferr.

Gjëja më e frikshme , më e shëmtuara në jetë.

Në jetën e njerëzve që vetëm djalli ia gjen qederën…

Vazhdon….

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT