Thursday, December 25, 2025
BallinaVitrina e libritRiza Braholli Mborja-Mëri me perënditë

Riza Braholli Mborja-Mëri me perënditë

Mëri me perënditë

Unë i doja zogjtë.
Më mësonte nëna t’i dua.
Janë melaqé më thosh,
gëzojnë Perëndinë.


Qysh atëherë
kudo ku shoh një pemë
shtroj zemrën mbi degët e saj,
e bëj çerdhe.


Po unë si unë,
rrashë në dashuri me flatrat
e doja edhe vetë të bëhesha zog.


Qysh atëherë
edhe nëna në çerdhen e saj
mbante një mëllënjë
ikur skifterit prej thonjsh.


Krahëzeza i dridhej në sy:

  • …bir, mos iu nis qiellit,
    është sinor i Atij.

  • Por unë i doja zogjtë
    e dua edhe qiellin, ndaj
    përditë
    më duhet të ngre luftë
    me Perënditë.
Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT