Ka njerëz që patriotizmin e shprehin me fjalë, të tjerë me vepra.
E ka edhe nga ata që zgjedhin ta shprehin përmes artit, kreativitetit dhe punës së tyre.
Një shembull i tillë është NGU Original, një brand i krijuar nga të rinj plot ide, pasion dhe kreativitet.

Përmes duksave dhe produkteve të ndryshme, ata sjellin motive shqiptare, figurën e shqiponjës dhe figura të personaliteteve të UÇK-së.
Përveç anës kreative, puna e tyre përcjell edhe një mesazh të qartë: solidarizim dhe mbështetje për krerët e UÇK-së që ndodhen në Hagë, për të cilët ata dhe shumë të tjerë shprehin bindjen se po përballen me një proces të padrejtë.

Kjo është mënyra e tyre për ta shprehur patriotizmin, për ta ruajtur kujtesën dhe për të përcjellë një mesazh përmes asaj që dinë dhe duan të bëjnë më së miri – kreativitetit.

Në një kohë kur të rinjtë kanë nevojë për hapësirë për të shprehur idetë e tyre, është për t’u vlerësuar puna dhe përkushtimi i këtyre djemve dhe vajzave.

NGU Original dëshmon se kreativiteti mund të ketë edhe një qëllim më të madh se vetë produkti: të përcjellë një ndjenjë, një kujtim dhe një mesazh.

Ne urojmë që këta të rinj të vazhdojnë të krijojnë, të sjellin ide të reja dhe ta zhvillojnë edhe më tej punën e tyre.
Shëndet, mbarësi dhe suksese pafund për NGU Original!
