Thursday, December 25, 2025
BallinaVitrina e libritPirro Minella Millona-..."Eci kuturru rrugëve ku lëpihet shiu i parë pranveror...!!!"

Pirro Minella Millona-…”Eci kuturru rrugëve ku lëpihet shiu i parë pranveror…!!!”

..Natë pak ftohtë kam mbërthyer xhakaventon dhe eci kalova nga rruga ku shiu lëpihej dhe linte gjurmë në “pellgaçet” e vogla nën strehët e shtëpive të vjetra.

Une dhe shiu të vetmit në atë rruge aq të njohur.

Dëgjohet vetëm trokitja e hapave te mi një sinfoni e këtij rrugëtimi në rrugën e dikurshme.

Me vete kam trishtimin që “skërmit” dhëmbët në këtë natë të thellë dhe të errët.

Dhe asfalti i arnuar i rrugës rënkon duke ndjerë peshën e çdo hapi tim. Vazhdoj ecjen dhe pas çdo hapi diçka shkëputet nga shpirti im dhe humbet në errësirën e pafund.

Mbetet prapa meje nuk kam shpresë që dikush pas meje ta gjejë. Kjo është rruga ime ku jam rritur, ku jam puthur me lot gëzimi dhe lot dhëmbjeje gropat e shumta i kam mbushur është dhe bekimi im edhe mallkimi im për momentet që kam kaluar.

Kemi një histori të përbashkët në zgjimet plot dritë dhe në netët me hënë mes ëndërrave pa fund.

Dhe unë eci në këtë rrugë nje njeri i mjerë që shpirtin humba në çdo hap.

Mbase dikush me fat mëgjeseve do ta gjejë do të flasë me zë të avashtë:

” Sa shumë paska humbur njeriu i mjerë”

Shijen e kripur të lotit do të ndjejë.

Dhe unë këto çaste do ti hedh në letër ate tronditjen e çastit atë detajin e vogël do të shkruaj për jetën për dashurinë e humbur.

Çdo dashuri e secilit prej nesh është si një “përrallë”, ku vetëm fundi është i ndryshëm.

Dashuria është e përbërë nga shume grimca, ajo është kujdes po është dhe ndjenjë, pasion, emocion, që dikush të dhuron dhe që Ti i jep. Në shumicën e rasteve fundi i historisë së një dashurie përkufizohet:.

” Ata jetuan gjetën njëri tjetrin të lumtur përjetë…”

Dashuria ka në shumë raste fund të trishtuar por në fund të fundit, Ne jemi Ata, që e shkruajtëm historinë tonë…!!”.

…..Dhe Unë vazhdoj të trokas me hapat e mia në rrugën e qullur nga shiu i parë pranveror, stina me tufa malli plot….

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT