Thursday, December 25, 2025
BallinaSportTeuta Beqari Osmani-Unë jam djalli?!

Teuta Beqari Osmani-Unë jam djalli?!

Unë jam djalli?!

Apo, Ajo kuçka e zotit shkrimtar?!

Atëherë, mua më mbetet të jem Djalli, sipas shkrimtarit të zëshëm shqiptarë, të letrave shqip, edhe pse nuk më njeh aspak, por nga fjalët lart e poshtë, të shkruara, të thëna, të grisura, të njollosura, nga shpikjet e të tjerëve për interesa vetjake.

Sipas tij , pra unë jam Djalli që nuk më ka njohur aspak mua realisht, që unë di vetëm një burrë të më mbaj 30 vjet në krahë, që jam nënë me dy djemë shëmbullorë, që jam një vajzë e prindërve që u fala shumë mund e djersë, që jam shoqe e denjë, punëtore e nderuar, që jam nuse e dy prindërve të tim shoqi, që kam një jetë në emigrim me familjen time, që hapa tre shtëpi me valixhet nëpër duar sa nga Greqia e në Amerikë, se jam poete e kalibrit të vlerësuar dhe e shqiptarizmit të betuar, (pa kurvëllëk), (pa asnjë dashnor në jashtëmartesore), pa asnjë dënim të marr nga zoti, nga feja dhe nga ligjet e shteteve që kam jetuar e nënshtetësuar, që jam nënshtetase amerikane e denjë si një amerikane me të gjitha të drejtat e njeriut amerikënë, që punoj 12 orarshe natën gjithë jetën, e që me sakrificë kam arritur të kem shtëpinë time me pikën e djersës , pa ndihmën e askujt e parryshfete.

Pra , unë jam djalli?!

Por, kë quan ëngjëll dhe zonjë Ai shkrimtari pra ?!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT