Thursday, February 6, 2025
BallinaVitrina e libritMevi Rafuna-Kjo liri po ma zë frymën

Mevi Rafuna-Kjo liri po ma zë frymën

Kjo liri po ma zë frymën

Qenka e kotë liria për robërit në krye
Në kërkim të një sunduesi të ri
Lamë trojet e shkreta
Në karvane ikjesh
Ku as bar e as grurë më nuk m’bin.
Askush nuk e projekton të ardhmen këtu
Vetëm ikja qenka shpëtim
Ikje lluksi,ikje mjerimi
Ika unë, ike dhe ti.
Ikje nga vetja,nga ëndrrat e ndrydhuna
Që na i vodhën e shkelën pa mëshirë.
Ata që gojën e kanë plotë demokraci
Na e vodhën jetën na e vodhën lirinë.
Kë ta fajsoj unë a thua
Gishtin ndaj kujt ta drejtoj
Pyes veten sa e sa herë
A thua ikja ka heroj?!

Të kesh ide dhe ideale
Të gjithë do të qeshin me ty
Të marrin për të marrë ata të mjerë
Që gjithë jetën e kanë marrëzi.

Nuk bërtas se s’kam as zë
S’kam një vend ku të qëndroj
Në ëndrrat e mia kërkova azil
Dhe gjithë jetën aty jetoj.

Më dhembë dhimta e popullit tim
Për të cilën ilaq nuk gjej
Sikur humbëm në dëshpërim
Dhe asgjë s’kërkojmë përtej.

Kjo liri po ma zë frymën
Unë këtë se quaj liri
Ia kthyem atdheut shpinën
Ika unë,ike dhe ti.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT