Wednesday, December 24, 2025
BallinaVitrina e libritNeviana Shehi-MBRËMJE PA YJE

Neviana Shehi-MBRËMJE PA YJE

MBRËMJE PA YJE

Burrat vijnë nga Marsi
gratë nga Venera
të gjithë me nga një planet dritë
mbi shpinë
për të krijuar më pas
një qiell puthjesh.


Kimia e bashkimit të tyre
vërtitet në ajër
në kërkim të çastit të duhur
të lirisë
sepse të gjitha liritë
janë dhe dashuri të mëdha
dhe të bukura si yjet
por kurrë efemere,


Dashuritë janë sy engjëjsh
që vërtiten në ajër
në kërkim të engjëjve të tjerë
ata që vijnë nga planeti i harmonisë
janë më të mençur.


Grua
ti që di çdo çast të pohosh veten tënde
më jep pak ajër të krijoj një të sotme
dhe kurrë mos e mendo
çmimin që të jep vetmia.


Vetmit janë ujqër
të cilët argëtojnë vetëm Darvinin
dhe evolucionin e specieve njerëzore.
Të tjerat janë mbrëmje pa yje…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT