Wednesday, December 24, 2025
BallinaVitrina e libritAlma Mehmeti-Të dua në heshtje

Alma Mehmeti-Të dua në heshtje

Të dua në heshtje

Sa herë e shkrova emrin tënd mbi dritare,
Se di nëse ti e lexove ndonjëherë,
Kaloje rrugës pa u ndjerë fare,
Me hapat e lehtë, e shpejtë si erë,


Çdo mëngjes e prisja këtë çast pa durim,
Ti kokën lart se ngrite kurrë t’më shohësh,
Unë prisja të nesërmen i mbytur në trishtim,
Nuk kërkove kurrë, as në heshtje të më njohësh,


Ku ta gjej kurajon të të them dy fjalë,
Ti engjëll i bukur i zbritur në tokë,
Unë gjysëm njeriu i mbytur ndër valë,
Që Zoti desh t’më lër barrë në këtë botë,


Por shpirtin e kam dhe sytë të të shoh,
Timen të kam veç në ëndërra magjike,
Në ato ëndërra siç dua unë të njoh,
Herë të kam të dashur e herë të bëj mike.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT