Kam një gëzim
Kam një gëzim në zemër
Vjenë si gurrë në agim Të ri.
Përtej malit Përtej detit
Qënka një kopësht mrekulli
Sec kisha ca pengje jete
Që më zgjonin që pa gdhirë
Më kishin lidhur një kob
Ish lidhur si me zinxhirë
Të gjitha I mblodha vete
I vura në një tastier
I hodha në mes të detit
Zoti di se ku do i shpjerë
Moj hënë moj Grykë zënë.
Që retë vetë mi largon
Më jep vetëm urim zëmëre
Nëmë shpërblim që më takon.
Të gjitha lëndinat blerore
Rrugë më rrugë do ti kaloj
Do kaloj brigjet të tjera
Arë E lule do kërkojë
