Thursday, December 25, 2025
BallinaVitrina e libritRame Smajlaj-MËRGIMTARI

Rame Smajlaj-MËRGIMTARI

MËRGIMTARI

Një mërgmtar
ka lotin të pa tharë
trup e kokë bashkë
me atdheun i pa ndarë.


Tani kthehn shumë
o seq fluturojnë
kush më parë të arrijë
atdheun ta përqafojë.


Largë ah, largë oqeanesh
shpesh deti ngrit valë
unë gjendem mes tij
o valë, a do me më falë..


E sa po të ndjej
Zemër në përqafim
si hyjni të kam Ty
Shqipëri, atdheu im.


Se heshtjen do e braktise
litar shpirti me eshte bere
do e kepus me gjithe fuqin
se e dua Pllazgin,Ilirin,Dardanine.


Ndjehem paksa largë
për “Deldufn”fusha e male
oh,të ndjejë si gurgullon
në Kullën e gurtë ,zemra të më frymon.


Do të nisem dhe këmbë
Fusha e male për t`kalue
pelim jeta në kurbet
një orë tek ti erdha duke këndue.


Mua refugjatit
këti fat-ngratit
portën mos ma gozhdon
tek varr vetëm të pushojë.


Eh, ky mall sa po më brënë
vendlndja ku kam folenë
dije që guri s̒do e flet
po do vije me u pësrhendet…


Flej o nënë,nënë e fjetur
mali dhe mëmëdheu më solli ke ti
Te sola një tufë lulesh ke varri
djali yt , ai refugjati.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT