Saturday, December 27, 2025
BallinaSportArsenal gati të rinovojë kontratën me Arteta, për spanjollin ka interes edhe...

Arsenal gati të rinovojë kontratën me Arteta, për spanjollin ka interes edhe nga PSG

Arsenali është kthyer në luftë për titullin e Premier League dhe një meritë të madhe ka Mikel Arteta, i cili ka treguar se është në gjendje të ringjallë një ekip që nuk kishte arritur shumë rezultate pozitive në sezonet e fundit.

Pavarësisht epilogut të kampionatit dhe duelit me Manchester City, klubi londinez dëshiron të fillojë të flasë me trajnerin spanjoll rreth rinovimit.

Drejtuesit e “topçinjve” kanë gati rinovimin e kontratës që skadon në vitin 2025. Një lëvizje e nevojshme, duke qenë se, sipas “The Sun”, PSG po shqyrton Artetan si zëvendësues të Christophe Galtier, i cili me shumë gjasa do të largohet nga pankina pariziane në fund të sezonit./ h.ll/abcnews.al

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT