Monday, December 29, 2025
BallinaVitrina e libritEdna Kapurani-Kthemi.

Edna Kapurani-Kthemi.

Kthemi.

Kthema mbrapa dashurinë…
edhe lotët që unë derdha..
tik-takun e kësaj zemre..
bëje gati sepse erdha!!


Kthemi edhe përqafimet..
të ngrohta siç ti dhashë..
bëji gati dhe kujtimet..
të palosura,siç ti lashë!!


Kthema gjumin mbi qerpikë..
edhe hënës mos I fol…
ashtu vetëm s’do kem frikë..
s’do duket nata Gogol!!


Kthemi ëndrrat një nga një..
futmi brenda në një letër..
më me ty s’dua ti lë..
shko e loz me ndonjë tjetër!!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT