Monday, December 29, 2025
BallinaVitrina e libritRajmonda Qose Shkopi-LEJOMË TË TË URREJ

Rajmonda Qose Shkopi-LEJOMË TË TË URREJ

LEJOMË TË TË URREJ

Më lejo të të urrej,
Mos më vështro me ata sy që zbusin zemërimin,
e shkallëve të shpirtit zbresin ngadalë,
Qetësojnë me prekjen e gishtave
tallazet e dallgëve me shkulm të ngritura,
prej egos tënde të pak çasteve më parë.


Të lutem ! Lejomë të të urrejë,
se në botën time ka filluar një luftë dualizmi prej kristalit të lotit që më shkaktove.


E rëndë goditja e tij,
Saqë humbellë krijoi dhe për një çast
përpiu çdo gjë të bukur që kemi kaluar bashkë: përqafimet puthjet ,
madje dhe kështjellën e ëndrrave e thërrmoi në kokrriza rëre,


Megjithatë përsëri s’po mund të të urrej,
Më thuaj : Cili diell të jep dritë që rrëzëllen kaq shumë?
Vallë me ç’magji i ke pluhurosur fjalët?
Aludoj , bërtas,veten ha me dhëmbë
e përsëri çelësin s’e gjej ,
Ç’ke kaq të veçantë që s’arrij dot të të urrejë?!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT