Wednesday, July 16, 2025
BallinaVitrina e libritPetro L. Sota-S'TË THASHË DOT" TË DUA "

Petro L. Sota-S’TË THASHË DOT” TË DUA “

Sa shumë të doja, ti e dije,
Por asgjë , s’të pata thënë,
E menduar, herë, herë rrije,
Si një hënë, gjysëm e ngrënë…

Që unë ta thoshja, ti e prisje,
Në zëmrën time, diçka kërkoje,
Por edhe ti, asgjë s’më flisje,
Vetëm në heshtje, më shikoje…


Më afroheshe, pa thënë një fjalë,
E në buzë, buzëqeshjen mbaje,
Të zbrisnin flokët, mengadalë,
Si një zanë, më shumë ngjaje.


Si një zanë, ngjaje vërtetë,
Unë të shihja, ç’kishje në zemër,
Me buzëqeshje, vetëm më flet,
Me ato hiret, që ka një femër.


Po të vështroja, kur më vije,
S’po ta thoshja, atë që ndjeja,
Dyzet gradë, digjesha në hije,
Ndizej gjaku, i gjithë po zjeja.


Dhe ti ndoshta, pak më shumë,
Tek unë përcillje, vetëm flakë,
Sikur të derdhej edhe një lumë,
S’do të mjaftonte, do ishte pak.


Se ti më dogje si një vullkan,
Dhe po shpërtheja, pak nga pak,
Por buza jote, po më mbanë,
S’po ma shuan, gjithë atë flakë

.
Nëse flakën, do t’ma shuante,
Por s’do të mbetej, aty as hiri,
Por si mulli, shpirtin ma bluante,
Kur të dukej, zbuluar pak gjiri.


Por më kot, i mbyllja sytë,
Jo se s’mundesha, ti shikoja,
Por si një dallgë, po më mbyt,
Sa më poshtë, që të shkoja…


Po e ndjeja, veten ngushtë,
Sepse të kishja, fare pranë,
Doja të puthja, pak në gushë,
Por buzët e tua, nuk më lane…

Të shtërngova fort tek beli,
Kur i ndjeva, buzët e tua,
Fjala në buzë, sec më ngeli,
S’të thashë dot” sa të dua.”

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT