Thursday, February 26, 2026
BallinaVitrina e libritSelvije Kadriu-UNË ËNDRRA JOTE

Selvije Kadriu-UNË ËNDRRA JOTE

Sonte unë jam ëndrra jote
E kujt i intereson
Çfarë sjell e nesërmja
Sonte do të ndaloj koha
Derisa ne jemi një
Ndoshta Dielli
Nuk do të lind më
Për mua e ty
Por kjo do të mbetet
Nata më e shkurtër
Kur Dielli
Do t’ia zë vendin Hënës
E nesër çdo gjë
Do ta mbuloj errësira
Pa Hënë e pa Diell
E ndoshta
Do të mbesin vetëm
Kujtimet për mua e ty

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT