Ç’janë këta burra që vetëm burra s’janë?
Si u bënë kaq trima, kaq kapedanë?
Janë bij nënash apo nga kanë dalë?
Sikur vrasin ca zogj ku qëllojnë në shkallë.
Vrasin gruan nënën e fëmijët i lë duke qarë
Kur na u bënë trima me fishekë e armë?
Ç’janë këta trima që hiqen azganë
Në derë të shtëpisë bëhen kacubalë
Ku i lënë fëmijët kush do tu a mbajë
Ah nëna të gjora ç’është kjo kohë e marrë
O moj jetë gënjeshtare flakë në çdo anë
Mbajnë armë e fishekë disa sharlatanë.
Ca janë pa shkolle se në shkollë s’vanë
Çdo gjë u shkatërrua se ngritje nuk kanë
S’duan as fëmijët se vetëm i lane.
Moj Shqipëri e mjerë ç’djem të kanë dalë.
Ca me drogë e ca me armë në dorë
Ju femra mos flini gjumë sa më parë zgjohuni
Njeriun që doni njiheni më shumë
Nëse prindërit jua thonë po s’i njohët mos pranoni
Mos rrini me grindje as për fëmijët tuaj!
Largohuni shpejt mos e vini kokën në prove!
Ç’faj ke ti se çka në mendje ai i mallkuar
Ai gjakpirës i keq nga ballkoni qëllon.
