BallinaLajme‘Tri shtete të BE’së po shqyrtojnë kërkesën për pezullim të vizave dhe...

‘Tri shtete të BE’së po shqyrtojnë kërkesën për pezullim të vizave dhe fondeve të IPA’s

Ish-kryediplomati i Kosovës, Petrit Selimi iu është referuar disa informacioneve të tij brenda Bashkimit Evropian ku thotë se të paktën 3 shtete anëtare të Bashkimit Evropian po shqyrtojnë pezullimin e fondeve të IPA-s dhe liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ai ka thënë se kjo është një lëvizje drastike, e papranueshme, derisa ka kërkuar zgjidhje konkrete.

“Informacioni më i fundit nga diskutimet brenda BE-së. Të paktën 3 shtete anëtare të BE-së (nuk do t’i përmendim këtu) po shqyrtojnë kërkesën për pezullimin e fondeve të IPA-s dhe liberalizimit të vizave për Kosovën. Lëvizje drastike, e papranueshme, nëse shtyhen. Tani kemi nevojë për zgjidhje konkrete të paraqitura nga Kosova”, tha Selimi.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT