KRIKËLLIMË
Po shtriqëm unë
T’i pushoj sytë
Veshët i kam mbyll
Një karrocë
Krikëllim rrugëve
Në muzgun e pacipë.
Haparesha oh
Në kotecin e saj
Mbledhë kartmonedhat
E zeza
Si frutë i jetës
Karroca s’krikëllinë më
Kryebanditi
Hap letrat e bixhozit
Prej njeriut të zi.
Dal nga rruga
Në fushë
Çervish gjurdullisë
Mes sharjëve
Lëpinë kockat
E mbetura
Vjen rrëbesh i stihisë
