KU IKĒN MIQTË?
E kush janë miqtë?
A e njoh mjaftueshëm veten?
Dilemat e së tashmes
Në nyjet hënore tē natës
Të pazgjidhshme ëndrrat
Gati gati
Amorfe gjëndjet
E shpirtit
Shkojnë e vijnë
Metastazat kryeneçe
Tē ngërthejnë të pamundurën
Ijeve
Mosbindjet lēndojnë
Thellē dhe heshtjet
Nënqeshjet ,
Mbi buzët e shtypura
Thonē nën dhëmbë
Klithma të vërtetash
Barazpeshat,
I kanë humbur ekuilibrat
Aty ku sytë zhbirojnë
Rreshta të pashkruar
Që pluskojnë,
Të pasqyrohen kohësh
Ec e bluaj ditëve
Në mullirin e mëndjes
Pyetjen
Po miqtë ku ikën?
E zemrat ku mbetën?
A jam mjaftueshëm për ta?
Në idilin e idealeve
Të së sotshmes
Të nesërmes?
E nëse po
Mes tyre ku mbetem?
Krye udhës
Mosbesuese vetet
Ku fjala rri
Në mos këmbime energjish
Që hungërojnë
Vetëm ikje…
