Lionel Messi do të rikthehet edhe një herë me fanellën e Argjentinës për ta zhvilluar ndeshjen e tij të lamtumirës me kombëtaren.
Lajmin e ka konfirmuar presidenti i Federatës së Futbollit të Argjentinës, Claudio Tapia, i cili ka bërë të ditur se Messi është ftuar për një ndeshje miqësore që do të luhet më gjashtë tetor në Argjentinë.
Ndeshja do të shërbejë si përshëndetja e fundit e Messit para tifozëve argjentinas, pas një karriere të jashtëzakonshme me kombëtaren.
Ylli argjentinas gjatë muajit të kaluar ka njoftuar vendimin për tërheqje nga kombëtarja argjentinase.
“E kemi ftuar lojtarin më të mirë në botë, kapitenin tonë Lionel Andrés Messi, që ta ketë lamtumirën e merituar më gjashtë tetor, këtu në Argjentinë”, ka thënë Tapia në rrjetet sociale.
