Wednesday, December 24, 2025
BallinaVitrina e libritMargarita Nikolli Bardhi -KUR TË MPLAKEM...

Margarita Nikolli Bardhi -KUR TË MPLAKEM…

-KUR TË MPLAKEM…

Do t’i shëtis vitet e jetës…
nji nga nji…,
kur të mplakem
e radhë s’do pres,
as miratim e urdhëra,
as të lind dielli….
Të pamundurës…
do ia përmbys dallgët
e mosrealizimit…
e jashtë…
nën spazmat hënore…
do të mbes.

Turbulencave të vetëmohimit,
brishtësinë shpirtit
do ia ngas…,
do luaj e lodroj,
veshur me nostalgji
e brishtësi…,
shpatinës së kujtimeve
do bërtas….
Zëri i së shkuarës
do kthehet mbrapsht
e si gacë, do s’përdidhet
e do pëlcas.

Do vozis varkën e mallit,
lumit të dëshirave…
lozonjar e të pabindur,
peshqit…,
si fëmijë të lazdruar,
grindavecë e teveçelë…
nga bregu në breg,
si akrobat…
kalojnë…
nëpër numrat e moshës,
xheloz…
vaut hallakat.

Raftet e kujtimeve…
t’i shqyej, tërheq zvarrë…
e lirinë e shfrenuar,
t’ua dhuroj…
e çmendurisë rinore, pa fre,
non – stop, diskoteka t’i ofroj.

Me minifunde…
nën taka të shkel,
verbërinë e fanatizmit mistik.
Trokitja e tyre…
të zgjojë ndrydhjen,
ëndërrat e fikura.
Natën – ditë ta shndërroj.
Universin e zemrës të ndez,
ritmi të pulsojë…,
gjer në infinit…,
pa kontroll…
e jetën ëndërrimtare….
në pleqëri,
imagjinare…
ta jetoj.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT