Wednesday, December 24, 2025
BallinaVitrina e libritHaxhi Muhaxheri-SHTËPITË E MARTINIT

Haxhi Muhaxheri-SHTËPITË E MARTINIT

SHTËPITË E MARTINIT

Bënte shtëpi prej balte
I vogli Martin
Shtëpi me dritare të hapura
Shtëpi ku lirshëm
Krejt lirshëm
Do të futej dielli
Që rehatshëm
Të bënte gjumin e parë
Pastaj
I vogli Martin
Ia tregonte xhaxhait
Më gëzim
Shtëpitë prej balte
Që kishte ndërtuar
Shtëpitë me diell përbrënda
Dhe vraponte pas fluturave
Pa e kuptuar se një ditë
Diell
Diell i Atdheut
Do të bëhej dhe vet

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT