KĒNGË PUTHJESH
Sytë e mallit
Po shihen në pasqyra dhembjesh
Të krisura,
Nga harrime kohësh
Pritjeve,
U mbarsën
Me cungime përqafimesh
E lot kujtimesh
Që mbajnë mbi shpinë
Fëmijërinë
Të derdhur kupash
Tavolinave të shpirtit
Reflektime sysh
Përthehen tē vijnë
Tek ti
È të gjejnë sërish
Magjinë e gjakut të mpiksur
Krisjeve
Ëngjëjt
Po këndojnë për ne
Këngët e puthjeve
Mos iu dorëzo
Netëve me afsh djajsh
Vulosur me të zezë inatesh
A e di?
Po pres këmbanoret
E diejve
Çdo mëngjes
Të përçojnë sinjale drite
Shpirtit tënd
Dhe të vish tek unë
Si dikur…
