Thursday, December 25, 2025
BallinaVitrina e libritYmrije Beqiri-TE DUA RINIA IME

Ymrije Beqiri-TE DUA RINIA IME

TE DUA RINIA IME

Të kisha të shtrenjtë rinia ime
të duket se të kam tradhëtuar
e detyruar të ndjek rrjedhen time
por ty asnjëherë s’të kam harruar


Gonxhe e jetës sime më ishe rini
mbushur gjithë lule pranveror
por ja, pleqnia gati po më mbrrini
s’i dorëzohem asaj, ty të kam kurorë


Ti më gjallërove mua, më dhe vrull
tek ti bukuroshe mësova e mora udhë
mbi binar të tua vazhdoj të udhëtoj
ndaj të dua shumë e kurrë s’të haroj!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT