Tuesday, February 24, 2026
BallinaLajmePoston në TikTok për vetëvrasje, policia e identifikon kosovarin

Poston në TikTok për vetëvrasje, policia e identifikon kosovarin

Drejtoria për hetime e Krimeve Kibernetike e Policisë së Kosovës, ka pranuar të enjten pas ditë një thirrje telefonike nga një zyrtare e kompanisë TikTok, dega në Irlandë, se një qytetar në Kosovë po flet në këtë platformë për vetëvrasje. Pas zbulimit të IP-adresës, policia ka zbuluar se personi që ka postuar në Tikok dhe e ka lokalizuar rastin.

“Pas kësaj informate, Policia ka kërkuar nga kompania TikTok të dhëna plotësuese të cilat janë pranuar përmes e-mailit për një kohë shumë të shkurtër. Në materialet e pranuara ishte edhe postimi me përmbajtje të rëndë ku paralajmërohej vetëvrasja.  Menjëherë janë marrë veprimet e nevojshme për lokalizimin e vendit dhe identifikimin e personit. Është drejtuar kërkesë ofruesit për shërbime të internetit për abonent të IP-adresës, bazuar në informatat që janë pranuar, ka dalë që përdoruesi i IP-adresës është në një qytet të Kosovës”, njofton Policia.

E sipas njoftimit, rreth orës 15:00, Policia e Kosovës ka lokalizuar dhe identifikuar personi (përdoruesi i IP-adresës), fillimisht ka kontaktuar prindin e tij, djali i të cilit dyshohet se ka postuar në TikTok nga telefoni postime me përmbajtje të ngjashme rreth vetëvrasjes.

“Zyrtarë policorë nga Drejtoria për Hetime të Krimeve Kibernetike së bashku me njësi tjera policore, e kanë trajtuar rastin, është njoftuar prokurori si dhe Qendra për Punë Sociale”, njofton policia.

Kjo e fundit falënderon për bashkëpunimin partneret ndërkombëtar dhe ata vendorë rreth trajtimit të shpejtë të këtij rasti. “Me këtë veprim të shpejt dhe profesional, është arritur të parandalohet një rast potencial i dyshuar për lëndim të rëndë apo vetëvrasje|, thuhet në njoftimin e policisë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT