KAPELA IME
Unë kapelë mbi kokë nuk mbaj fare,
Ndaj dhe s’ mund t’ia heq askujt për nder,
Por ta kisha, e them ashiqare,
Veç dëshmorëve, ua heq menjëherë.
Pastaj do t’ ua hiqja me patjetër,
Me shumë dashuri dhe nënav’ tona,
Mund t’ mos dinin, të shkruanin dhe një letër,
Por kanë shtuar kombin me miliona.
Por mos m’ u hidhëroni miqtë e mi,
Politikanëve,s’ua heq urtë as butë,
Sepse m’ vjen të qeshi hi hi hi,
S’ është kapela ime prostitutë.
