BallinaVitrina e libritZymer Mehani-KOSOVË...

Zymer Mehani-KOSOVË…

KOSOVË…

Tash e një mijë vjet
Me shpirtin ndër dhëmbë
T’goditën e t’rrahën
Stuhi e fërfëllëzë


Ngrica pate n’ gjak
N’zemër plagët ke
Dhe në shpirt acar
I Shqipes- atdhe


Ti ece me kohërat
Kundër pate erërat
Rrëbeshet, furtunat
T’i shuan Pranverat


Tash e një mijë vjet
Shqipe në Bajrak…
Lulëkuqet eTua
Ende pikojnë gjak

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT