Thursday, February 5, 2026
BallinaSportRrahmani nënshkruan kontratë trevjeçare, flet për herë të parë si lojtar i...

Rrahmani nënshkruan kontratë trevjeçare, flet për herë të parë si lojtar i Rapidit

Albion Rrahmani është futbollist i ri i Rapid Bukureshtit.

Ylli kosovar ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin rumun, i cili e prezantoi edhe zyrtarisht sot në gjirin e tij, shkruan “Gazeta Express”.

Futbollisti j deridjeshëm i Ballkanit ndihet i lumtur që iu bashkua klubit të madh rumun, ndërsa atij mirëseardhje i ka uruar klubi i tij i ri.

Ndihem mjaft mirë, mezi pres ta nis këtë aventurë. Shpresoj t’i shfaqi vlerat e mia para tifozëve dhe para klubit sa më shpejt të jetë e mundur. Mezi pres të debutoj dhe të bëj paraqitje të mira”, theksoi fillimisht përfaqësuesi i ri kosovar.

“E zgjodha Rapidin për shkak të projektit që do të implementohet këtu. Është një projekt mjaft i mirë dhe ndiej se ishte zgjedhja e duhur për të qenë këtu, pjesë e këtij projekti”, përfundoi Rrahmani, i cili ishte golashënuesi më i mirë në Kosovë në edicionin e fundit dhe shkëlqeu edhe në garat evropiane me kampionët e Kosovës. /Gazeta Express/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT