KONVIKTORJA
nga libri “brengë studentore”
Konviktorja pas dritares
Tej te rruga hedh vështrime.
Çapkëne e bukur sqimatare,
Pse nuk fle, o brenga ime?
Po dil ti jashtë, te rruga dil
Këtu të pres një orë me mall.
Mos ki frikë, ky s’është idil
Gjersa zemrat digjen zjarr;
Ndihesh keq ti në konvikt?
Të ngjan posi burg i zymtë?
Eja shiko sa bukur jashtë
Me yje qielli t’i mbush sytë!
Po eja, eja këtu pranë meje
Rrugës derdhen njerëzit lumë
Fluturo si zogu prej foleje
Garant në Zot të bëhem unë;
Pse kaq frikë nga kujdestarja!
Si gardiane ajo të ngjanë?
Në se të pyet ajo shejtanka
I thuaj: isha me vëllanë…
