Kam dashuruar.
Kam dashuruar, kush s’ka dashuruar
Dhe zemrës rrahje s’ka ndjerë
Kur shpirti është i lumturuar
Ndjenja, parfum me erë…
I lules shumëngjyrëshe ylber
Ku indet spërkat me aromë
Ku gjakun damarëve e bën si sheqer
Ku rriten lastarët e njomë.
Kam dashuruar, si s’kam dashuruar
Mbas gishtit nuk fshihem t’a dish
O ndjenjë o flakë e xixëlluar
E shpirtit tim këmishë…
Kam dashuruar ,po po kam dashuruar
Dhe kur jam ndarë kam derdhur lotë
Dhe letra hënës i kam shkruar
Ashtu me shpirt me botë ..