Tuesday, August 5, 2025
BallinaSportFestival golash në ‘La Ceramica’, Barcelona mposht Villarreal

Festival golash në ‘La Ceramica’, Barcelona mposht Villarreal

Barcelona ka fituar ndeshjen e xhiros së tretë në La Liga.
‘Blaugrana’ fituan pas një festivali golash 4:3 ndaj Villarreal, shkruan lajmi.net.

Ndeshja më mirë nisi për Barçën, duke shënuar dy herë brenda tre minutash.

Fillimisht realizoi Gavi, në minutën e 12’, më pas De Jong në të 15’-tën.

Megjithatë, vendasit nuk u dorëzuan, duke barazuar në pjesën e parë.

Në minutën e 26’ shënoi Foyth, më pas në të 40’-tën Sorloth barazoi shifrat.

Pjesa e dytë ishte edhe më e zjarrtë, me dy ekipet që kërkonin fitore.

Villarreal gjeti golin e epërsisë, pasi shënuan në minutën e 50’ me Baena.

Kurse, Barcelona ishte ajo që këtë herë nuk u dorëzua dhe morën frenat e ndeshjes.

Fran Torres barazoi rezultatin, në minutën e 68’.

Kurse ndeshjen e riktheu në favor të tyre, Robert Lewandowski, polaku shënoi në minutën e 71’.

Pas kësaj ‘drame’ Barcelona mban vendin e tretë me shtatë pikë, Villarreal atë të 13-tin me tre pikë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT