Sunday, August 3, 2025
BallinaVitrina e libritIsmet TAHIRAJ-NËN STRESIN E AKACIJE

Ismet TAHIRAJ-NËN STRESIN E AKACIJE

Mbi udhë rrinë stervitur
Akacije në sters,gaditu,
Nën udhë krijoj epika
E Rozafës dhe musafirë
Hyjneshë e Prishtinës.
Si në ditën e kanagjeçit
Kur ëndërrat lodronin
Nëpër fushat më thekra.
Gjithmonë në mbrotje
Më shalqirin e egër.
T’u flladitë fytyrën
E djegur prej dielli.
Eh ne i shtrengojmë
Duarët tona
Deri në placën e zemrës.
Memëce heshtja
Sa e mire udha që s’tregojë.
Kur takohemi sërish,dhe kur
nëpër shtëpitë tona shkojmë.
Prapë kur bie muzgu
Në flladin e rrugës
Loçkën e zemrës
Tinëz acarohemi
As folim më gojë

Veç stresi i akacije
Simbol i loçkave tona….

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT