Thursday, February 5, 2026
BallinaSportDaku reagon me një fotografi interesante pas ftesës nga Shqipëria

Daku reagon me një fotografi interesante pas ftesës nga Shqipëria

Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho ka publikuar të premten listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e këtij muaji në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”.

Në listën prej 25 futbollistëve të ftuar nuk kanë munguar as risitë. Ndërsa, risitë më të mëdha janë ftesat për sulmuesit nga Kosova, Arbnor Muja e Mirlind Daku.

Muja është pjesë e Antwerpit të Belgjikës, ndërsa Daku bën karrierë në Rusi te skuadra e Rubin Kazanit.

Mirlind Daku, ish-reprezentuesi i Kosovës, është pjesë e listës dhe i gatshëm për të debutuar me “Kuqezinjtë”.

Pas ftesës që mori, 25-vjeçari reagoi edhe përmes llogarisë së tij në “Facebook”.

Ai publikoi një fotografi nga fëmijëria, ku shihet me fanellën e Shqipërisë.

Daku këtë fotografi e shoqëroi me mbishkrimin: “Që nga dita e parë”.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT