Monday, August 4, 2025
BallinaVitrina e libritCikël poetik me vargjet e poetit Beqir M. Cikaqi

Cikël poetik me vargjet e poetit Beqir M. Cikaqi

Vend i bekuar

Vend i të parëve
Vend i ilirëve, i dardanëve…
Vend i shqiptarëve
Tani edhe i “kombit më të ri”
Kosovë e kosovarëve

E pushtuar dhe e ripushtuar
Shumë herë nga barbarët
Që akoma krrokatin pareshtur
Se ky vend është “tokë e premtuar” për ata
Me të vetmin arsyetim që e kanë çdoherë
Se u ka mbetur aty-këtu
Fara kopile e tyre
Si gjithmonë e pa vlerë

Historikisht –Kosova
Si vend i bekuar
Ka qenë dhe do të mbetet shqiptare

Ëndrrat e mia

Një miku ia rrëfeva shqetësimin tim
Për ëndrrat e mia këtu
Në mërgim

Mandej… thash
Nuk iu besoj as psikologëve
Se koha e matjes janë sekondat për ëndrra…

Ëndrrat e mia, më kurdisin rrugë të gjatë…
Më bëjnë të qesh e të qaj…
Të bukur e t‟shëmtuar…
Trim e frikacak…

Më krijojnë
Filma të shkurtë e të gjatë…
Pa regji e regjisor – vet aktor…

Ëndrra është ëndërr…
Se ndryshe do të ishte zhgjëndërr…
Kështu, më tha miku
Dhe iku…

Vitet e humbura

Njëri tjetrit i besuam
Për shumë gjëra

  • Deri në maksimum
    Se kemi pasur vizione të njëjta
    Pa kalkulime dalluese

Mendova se do të kalitet
Besueshmëria e ndërsjellë
Më doli e kundërta

Gjatë nuk besoja ashtu të jet
Se infektimi me “virusin karrige”
Ti verboi sytë

Tani për momentin
Kemi vizione të kundërta
Me shumë dallime edhe në pasuri

  • e cila shkon e vjen –
    E ne do të takohemi serish në pleqëri
    Për t i analizuar vitet e humbura

Ndoshta do të kemi forcë
Njeri- tjetrit t‟ia bëjmë hallall

Beqir M. Cikaqi

Ka lindur më 6 qershor 1962 në Iliron (ish-Dobërdelan) komuna e Therandës (ish-Suhareka). Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, të mesmen në gjimnazin “Jeta e re” në Therandë, ndërsa studimet në Universitetin e Prishtinës. Për disa vite ka punuar si arsimtar lëndor në vendlindje. Në mesin e viteve 90-të migroi fillimisht në Itali, e tani jeton e vepron në Shtugart të Gjermanisë.
Edhe në migracion ka ushtruar profesionin e mësuesit në ShShMP, duke dhënë një kontribut të veçantë, jo vetëm në shkollën ku angazhohej, por edhe më gjerë. Merret edhe me shkrime, si: krijime poetike, opinione, reagime, portrete, reportazhe, kronika, intervista etj. Këto shkrime i ka publikuar në gazeta, revista ditore e periodike, portale elektronike, etj. Shkruan edhe për fëmijë (poezi, lojëra skenike e fabula).
Deri më tani ka botuar nëntë libra, ndër të cilët, një përmbledhje poetike në italisht. Në dorëshkrim ka edhe një roman të pa përfunduar. Është anëtar i LSHAKSH në Gjermani.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT