PIKA SHIU
Ç’ duan të më thonë
Në gjethet e ullirit
Këto pika shiu
Si sinjale mors
Nata është një pellg
Si një zog pa çerdhe
Lumi nuk na harron
Lagur në errësirë
Kthehet poezia
Troket
Hyn me ngadalë tek unë
Buzëqesh e lodhur
Në pëllëmbë m’i la
Dy a tre gurë dhembjesh
Dhe ikën përsëri
Në vetminë e shiut.