Monday, August 4, 2025
BallinaVitrina e libritValbona Ahmeti-Ujëvarë

Valbona Ahmeti-Ujëvarë

Ujëvarë

Flokun e artë e lëshoi mbi supe valë valë
N’ato çaste u hapen zambakët palë palë
Atje tej derdhej një ujëvarë
Dukej kishte burimin nga sytë e saj

I dhanë emër ujëvarës ata sy
Fluturat trupit i ndjen tē dy
Atje poshtë pinte ujë një zog i trembur
E disa të tjerë dukej bënin orkestër


Dhe kështu çastet ikën nën shtegtime
Si një yll flakë iu afrua vajzës tërë drithërime
Kur gërshetat i ranë lehtas mbi sy
Pa thënë asnjë fjalë dy buzë u puthën aty


Dhe hyjnorën ujëvara e pa
Nën ndriçimin hënorë ca fjalë i la
Në këtë botë kështu qenka mrekullia
Vajza, djali dhe dashuria!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT