-MES BUZËVE-
Në sytë e tu shoh plot gaz të lodrojnë,
Imazhi im dhe imagjinata jote,
Fjollat e duhanit s’di ç’janë,
Perdet e dhomës a çarçafët e bardhë?
I shtron e i flladit tutje, bashkë me fjalët,
Që i var e prapë prej buzëve s’i lëshon,
Unë flas dhe pse e di mirë që t’i s’dëgjon,
Zëri im të është muzikë në sfond…
Në lojën tënde s’të duhen fjalët,
Të duhem veç unë, e gjallë pranë teje,
Nga ekrani i vogël shoh si digjet,
Dëshira jote e prushtë, mes buzëve…