NËNË
Nënë dashuri hyjnore ,
Dashuri qe kurrë prej meje s’shteroi ,
Në kthinat e shpirtit daltuar ,
Si rrebesh shiu dhimbja më mundon.
Valë të nxehta malli me grryejnë,
Siç grryen trupin nje teh i mprehtë,
Të kerkoj kujtimeve harlisur,
Lotoj kur dot s’te shoh perreth.
Lotoj se dhimbja eshte e madhe ,
E rënd sa zemren ma tundon ,
Dot su mësova me ikjen tënde ,
Jetoj se dua qe ty të mos harroj .
Jetoj dhe jam e lumtur qe te kisha,
Jetoj se binomi I frymes tuaj jam ,
Edhe në se me kilometra larg do isha ,
Malli per ty do të më mbaj gjallë.
Do të frymoj per ty se fort të dua ,
Kujtimet per ty Nënë me lëndojn ,
E lumtur qe kam nder vena gjakun tuaj,
Jeton brenda meje , piedestal engjellor .
