Tuesday, December 30, 2025
BallinaVitrina e libritAngela Kosta-EMOCION

Angela Kosta-EMOCION

EMOCION

Do të të gjej në faqet e jetës
duke të prekur lehtë
duke pëshpëritur një emër
që nuk do të më përgjigjet
në një pikturë me një mijë ngjyra
në qepallat e mbetura pezull në errësirë

të shndritura nga e njëjta dritë e verbër

Ta fshij pluhurin e kujtimet të heshtura
të nxjerra nga sirtarët
gjysmëm të mbyllur të kohës.

Të dëgjoj në pentagramë
muzikën e këngës sonë të preferuar
ose tek buzëqeshja dhe zërin tënd
të mbetura të njëjta si dje
duke i mbijetuar çdo stuhie të furishme
e zvarritur nga vuajtjet e thella
në ditët e ngrohura pa rreze
duke kërkuar hënën e fshehur nëpër re.

E megjithatë sot ndjehem
kaq e pasuruar
nga emocionet pambarim
dikur të mohuara
nga një psherëtimë e thjeshtë.
Thellë marr frymë…
më në fund të gjeta…
ja ku je!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT