Distria Krasniqi është kualifikuar në finale të Grand Slamit në Baku të Azerbajxhanit.
Xhudistja kosovare në gjysmëfinale mposhti italianen, Odette Giuffrida.
Kësisoj, Krasniqi tashmë ka siguruar të paktën medaljen e argjendtë në këtë Grand Slam.
Synimi i Distria Krasniqit tani është që të stoliset me të artën. /Gazeta Express/
