Thursday, July 3, 2025
BallinaVitrina e libritValbona Kolaveri-PREKJE SYSH

Valbona Kolaveri-PREKJE SYSH

PREKJE SYSH

Inkandenshente,
Prekje qiellore sysh

Tulatje e beftë,
Sinkron i shpejtë
Qepallash në dufmë

Shikim i tretur
Hera herë larg

Puthje e dhënë sysh
Në mungesë

Nën ankth ikjesh
E moskthimesh

Dhe,
Kur mbi qerpik
Peshon dhimbje
E mall

Më vjen i qelqtë
Imazhi yt,
Përtej portash mirësie

Nën grahma shpirti
Vuan, tek i sheh

Me lot
Nën mëngë brengash
Vesh butësisht
Zemrën

Me buzëqeshje
U kēndon ,
Ëngjëjve të tyre
Të dashnisë

Brënda tyre
Gēlon nën vuajtje
Të lazdrohen ninzash

Tek ndrijnë
Udhës së florinjtë,
Të paqes

E nuk ngopet
Tek sheh në ta,
Pafundësinë që e deh.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT